Operacion i SPAK në të gjithë vendin, nga Ervis Doçi alias Visi i Pojes te vëllezërit Duka Dokle e Dervishaj
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e eksponentëve të botës së krimit. Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest apo janë ushtruar kontrolle nga ana e SPAK, është dhe shtetasi Elvis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’.
Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli.
Ka në pronësi një kafe me emrin “Port Side Beach”, me vendodhje pranë Currilave në Durrës, në zonën e plazhit.
Sipas Zëri, Doçi është i afërt dhe ka shërbyer edhe si truprojë e një tjetër personazhi të njohur në qytetin e Durrësit, Xhevdet Troplinit.
SPAK ka lëshuar urdhër-arrest dhe për disa personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës, Endrit Doklen dhe Plarent Dervishajn, të cilët prej disa vitesh kanë gjetur strehim në Dubai. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar dhe për dy vëllezërit Abdylaj në Shijak, të cilët dhe më herët kanë pasur llogari të hapura me drejtësinë, në kuadër të dosjes 339. Kontrollet janë shtrirë dhe në zoën e Niklës, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e Valter dhe Durim Bamit, ky i fundit rezulton se nuk ka qenë në banesë në momentin e mbërritjes së forcave RENEA.
Në Vlorë kërkimet janë zhvilluar në banesën e Fatmir Hysenit, i cili është marrë i pandehur në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, dhe gjithashtu ka qënë një prej emrave që janë përmendur si autorë të mundshëm të atentatit ku u vra Brilant Martinaj.
Në mesin e emrave VIP nga operacioni i sotëm është dhe ai i ish-deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Deri tani dihet se socialisti ka qenë i përfshirë në një skemë të tjetërsimit të tokave në Lezhë, ndërsa më herët pasuria e tij është vënë në sekuestro.
EMRAT e personave që përmenden deri tani në këtë operacion
Ervis Martinaj
Endrit Dokle
Plarent Dervishaj
Durim Bami
Valter Bami
Altin dhe Astrit Avdylaj
Fatmir Hyseni
Marklen Haka
Arben Ndoka
Leonard dhe Erlis Duka
Ervis Doçi alias “Visi i Pojës”
Albert Zaja /Korrieri