Mediat sllovake raportojnë se autori i atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është një poet 71-vjeçar.
Autori i dyshuar Juraj Cintula kishte shërbyer në të kaluarën si një ish-punonjës i një kompanie private sigurie dhe është autor i një koleksioni poezish. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni lokal Markiza.
Në vitin 2016, vetë Cintula i mbijetoi një atentati kur u sulmua në një qendër tregtare në qytetin Levice nga një i ri i cili ishte në gjendje të dehur.
Djali i Cintula deklaroi se babai i tij kishte një leje për armë dhe mohoi informacionin që kishte dalë se Cintula ishte një pacient i një spitali psikiatrik.
Cintula tani është në paraburgim dhe çështja e tij po trajtohet nga Agjencia Kombëtare Kriminale e Sllovakisë.
Ndërsa kryeministri Fico ndodhet ende në sallën e operacionit me tre plumba, në bark, krah dhe këmbë.