![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_3251.png)
Një trup i pajetë është gjendur anës lumit të Vjosës mbrëmjen e 12 majti. Identiteti i personit nuk dihet ende ndërsa mendohet se mund të jetë rreth 65-vjeç.
Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me ngjarjen. Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë ku peshkojnë peshkatarët.