Hetuesit kanë dyshime të forta se dy ukrainaset që vdiqën në Tiranë nga mbidoza e ilaçeve, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ishin pjesë e një grupi eskortash në Tiranë dhe Mal të Zi.
Referuar dëshmisë së dytë të shoqes së tyre, Yeva Vorona, tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi.
Sipas saj, dy ukrainaset 25 dhe 40 vjeç, kishin ardhur për pushime në Tiranë. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në Tiranë, kjo pasi Yeva Vorona kishte katër muaj që ndodhej në kryeqytet.
Referuar sistemit TIMS rezulton se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi.
Ndërkohë, telefonat e dy vajzave janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të zbërthyer komunikimet e fundit.