Një atentat mafioz ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë.
Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre.
Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital.
Burime policore thanë për gazetarin e TCH, Artur Bibe, se viktimat janë shqiptarë.
Sipas tij, ata u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.