Një nga anëtarët më të hershëm të grupit OTR, Lil Koli së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku në rrëfimin përballë moderatores Ester Bylyku, u shpreh se jo me të gjithë anëtarët e këtij grupi flet.
Gjatë intervistës Lil Koli, i cili njihet për bashkëpunimin me Noizy ‘Whats Up’, u shpreh se me reperin mban marrëdhënie shumë të mira edhe përse nuk u shfaq të performonte në koncertin ‘Alpha’. Lil Koli tha se mori një ftesë nga Noizy por për shkak të disa problemeve personale nuk mundi të ishte i pranishëm, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve se ka patur krisje në marrëdhënien e tyre.
Por duket se jo të gjtihë reperët e grupit OTR, kanë marrëdhenie të mira dhe kontakt me njëri tjetrin.
Pyetjes së moderatores Ester Bylyku, se me cilin nga anëtarët nuk flet, Lil Koli iu përgjigj duke thënë: ‘Nuk flas me disa çuna që ishin pjesë e grupit këtu në Shqipëri. Me një pjesë në Kosovë nuk flas sepse me disa janë prishur marrëdhëniet. Me Elain nuk flas, nuk kam asnjë marrëdhënie.’
Ia vlen të theksojmë se Elai është një nga reperët më të suksesshëm të grupit OTR, gjatë 3 viteve të fundit.