Aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen vetëm 1 muaj pasi u zgjodh si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ndriçim Xhepa u zgjodh me shumicë votash në Parlament, por nuk dihen arsyet që e kanë çuar drejt dorëheqjes.
Xhepa u zgjodh më 22 mars 2024, anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër. Tashmë, Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka shpallur vakancën për anëtarë në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
RTSH ështëe përfshirë nganjë valë përplasjesh e dorëheqjesh. Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo ka shpërthyer në kritika një ditë më parë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Alfred Peza. Bungo tha se KD nuk ka asnjë kompetencë ndaj emërimeve apo shkarkimeve të bëra nga Peza, ndërsa shtoi se ka shkelur rregullat sa i përket funksionimit të Këshillit Drejtues dhe emërimeve, që sipas tij janë në shkelje të statutit të RTSH.
Që prej marrjes së detyrës në Qershor të vitit të kaluar, Peza ka nisur një valë largimesh masive nga puna, duke mos kursyer as nënën e një fëmije autik, apo personazhe të dashur të ekranit.