Laert Duraj i Orest Sotës propozon ligj të posaçëm për Fushën
Parlamenti ka miratuar pa zhurmë një ndryshime në ligjin e koncesioneve të propozuara nga deputeti socialist Laert Duraj, që cilat praktikisht janë një akt ad personam dhe targetojnë dy kontrata koncesionare. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Kashar-Lekaj dhe atë të rrugës Lekaj-Fier
Ligji ekzistues i koncesioneve i detyron kompanitë, që fitojnë kontrata koncesionare të ngrijnë si garanci për sigurimin e kontratës një shumë sa 5 për qind e vlerës totale të koncesionit. Por ndryshimet e miratuara nga Parlamenti në datën 4 prill e ulin, sigurimin e kontratës nga 5 për qind e vlerës së koncesionit në 5 për qind të vlerës së ndërtimit.
Në rastin e kontratave për ndërtimin e rrugëve, ndryshimi i referencës nga vlera e koncesionit në vlerën e ndërtimit sjell një ulje të ndjeshme në shumën e parave që duhet të ngrijnë kompanitë fituese të koncesioneve. Kjo pasi vlera totale e koncesionit është shumë më e madhe se sa vlera e ndërtimit për shkak se përfshin edhe mirëmbajtjen dhe koston e parasëz.
Por ky nuk është lehtësimi i vetëm. Një tjetër është ai që çliron pjesën dërrmuese të garancisë, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.
“Sigurimi i kontratës koncesion i punëve publike do të jetë deri në 5% të vlerës së ndërtimit, ndërsa pas periudhës së ndërtimit do të jetë deri në 5% të vlerës së mbetur të kontratës,” thuhet në nenin e miratuar.
Por pse maxhoranca i miratoi këto ndryshime ligjore? Përgjigja gjendet në nenin 7, ku është futur një dispozitë tranzitore e ndryshimeve të u miratuara.
“Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për veprimet dhe procedurat për dhënien e koncesioneve/partneriteteve publike private, të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk zbatohen për kontratat e koncesionit të nënshkruara para hyrjes në fuqi të tij.
Ligj me 2 emra
Aktualisht janë vetëm 2 kotrata të mëdha koncesionare në ndërtim rrugësh, të cilat kanë filluar si koncesione, por nuk kanë nënshkruar ende kontratën. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Lekaj-Fier me vlerë kontrate 320 milionë euro të fituar nga një bashkim prej 8 kompanish, ku përqindjen më të madhe të aksioneve e ka Fusha shpk me mbi 42 për qind.
Fituesit e këtyre koncesioneve janë shpallur që në shkurt të vitit të kaluar. Por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, kontratat koncesionare nuk janë nënshkruar ende. Një burim i mirëinformuar i tha Kapitalit se arsyeja kryesore se pse kontratat nuk janë nënshkruar ishte pikërisht insistimit i bashkimit të kompanive që fitoi koncesionin e Lekaj Fier, të cilat kanë kërkuar uljen e sigurisë së ofertë.
Mirëpo ndryshimi i ligjit duke përfshirë edhe koncesionet e filluara për të cilat nuk është nënshkruar kontrata, praktikisht i jep atij fuqi prapavepruese. Sigurimi 5 për qind i vlerës totale të kontratës ka qenë në kushtet e tenderit. Ndryshimet e reja praktikisht kanë ndryshuar kushtet e koncesionit pas tenderit, çka ngre një pikëpyetje të madhe juridike.
Kujtojmë se Duraj, ish-drejtori i shumëpërfolur i Posta Shqiptare po ndërton me Orest Sotën një super kullë në Tiranë, pikërisht ku ishte UET-i. Duraj do të duhet të japë shpjegime një moment se ku i gjeti paratë për një investim kaq të madh, ashtu si edhe “padroni” i tij, Sota.