Bora Zemani ka dhënë për herë të parë komentin e saj për Heidi Bacin. Mbrëmjen e të premtes në emisionin e saj “Cherry on top”, ishte i ftuar Ermal Mamaqi.
Aktori edhe njëherë tjetër konfirmoi se në këtë Big Brother bën tifo për Heidin. Duke u ndalur te arsyet, ai renditi disa duke thënë se i pëlqen mënyra si argumenton dhe flet Heidi, si dhe është mjaft simpatike.
Në këtë moment ndërhyri Bora, duke thënë: Simpatike është ajo, yll nuk kemi çfarë i themi”.
Bora ndjek në instagram mamanë e Heidit, Lajla Kamata.
Disa puntata më parë në emisionin e saj, ajo pati një komunikim live me zonjën Lajla, e cila u telefonua papritur nga Donaldi për të konfirmuar raportet e mira mes dy familjeve.
Heidi dhe Romeo prej më shumë se dy muajsh po shijojnë romancën e tyre të dashurisë në shtëpinë e Big Brother Vip, ku edhe janë kurorëzuar në një ceremoni martesore simbolike e cila është bërë traditë prej disa edicioneve prej çifteve të Big Brother.