Autoritetet meksikane kanë arrestuar Abraham Oseguera, vëllain e bosit të akuzuar të drogës Nemesio Oseguera, alias “El Mencho” dhe liderin e Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG).
Lajmin e ka bërë me dije këtë të hënë presidenti Andres Manuel Lopez Obrador.
Presidenti meksikan konfirmoi arrestimin në një konferencë shtypi në mëngjes, duke shtuar se ministria e sigurisë do të japë detaje më vonë gjatë ditës.
Nemesio Oseguera, “El Mencho”
Oseguera, i cili njihet edhe si Don Rodo, u arrestua të dielën nga Garda Kombëtare në Autlan de Navarro, Jalisco, sipas regjistrit zyrtar të arrestimeve të ministrisë së sigurisë.
Vëllai i Oseguera, El Mencho është padyshim njeriu më i kërkuar në Meksikë.
Karteli CJNG me dhjetra-mijëra anëtarë dhe të pajisur me armatime ushtarake shihet gjerësisht si banda më e fuqishme në Meksikë së bashku me Kartelin Sinaloa.