Mbrëmjen e djeshme në studion e Top Story me Grida Dumën, çështja që është sjellë në diskutim me të ftuarit, është sjellja agresive dhe gjuha kërcënues e Ilir Metës ditët e fundit, drejtuar zyrtarëve të SPAK, e në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtuesit të këtij institucionit, Altin Dumani.
Gazetari Armand Bajrami, tregoi se cilat janë tre çështjet që SPAK po heton në lidhje me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Konika Kryemadhi, të cilat kanë ndikuar në këtë sjellje.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Duma: Cilat janë dosjet që e kanë çuar Ilir Metën në këto reagime?
Bajrami: Janë tre dosje penale që objekt hetimi dhe verifikimi është dhe Ilir Meta. E para dosja CEZ DIA, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Meta ka dhënë dy herë deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Për herë të fundit ka qenë në SPAK në tetor të 2023, ku e konsideroi si telenovelë. Kjo besoj se është një nga çështjet që mund të jetë në limit të përfundimit të saj.
Tjetër çështje në hetim, janë disa kallëzime nga Halit Valteri që ngre dyshime për shkelje ligjore të kryera nga Meta-Kryemadhi, duke ngritur dyshime për një pagesë të kryer në SHBA prej 700 mijë dollarë për lobim të LSI në atë kohë, të drejtuar atëherë nga Monika Kryemadhi.
Hetim tjetër është për Kryemadhin, nga avokati Idajet Qeqiri që ngre dyshime se ajo kishte kryer disa shërbime shëndetësore dhe estetike jashtë vendit dhe paratë ishin bërë nga para të pajustifikuara.
Dua të theksoj dhe një moment tjetër, referuar praktikës sidomos që zoti Dumani bën në hetimin e dosjeve të tij, hetim kapilar, çka do të thotë dhe pyetja ne njerëzve që në sytë e gazetarëve janë të parëndësishëm, pra njerëz të zakonshëm janë pjesë e deklarimeve që mund të kenë dhënë deklarime me vlerë.
Duma: Dosja që e agresivon sot Metën?
Bajrami: Që është një dosje penale ajo që ka bërë Metën të ketë sjelljet e fundit, besoj se është CEZ DIA, meqë mund të jetë dhe drejt fundit.