Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin, i cili shkaktoi një aksident të rëndë pak ditë më parë në Prrenjas.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 8 Prill, ku mjeti që drejtohej nga Daci, kreu një parakalim të gabuar, duke përplasur një familje prej 6 anëtarësh, të cilët ndodheshin disa metra larg aksit rrugor.
Pas ngjarjes së rëndë, Dacit i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur, por ai nuk u arrestua nga policia fillimisht.
Si pasojë e përplasjes me makinë humbi jetën 24-vjeçarja Eneida Pishkashi, vajza tjetër e familjes Pishkashi, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.
E reja qëndroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill.
44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma.