
Valon Aliu i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes 21 vjeçare ditën e djeshme, ka dalë para gjykatës themelore te Ferizajt ku do t’i caktohet masa e sigurisë për ngjarjen e rëndë ku mbeti i plagosur gjithashtu edhe ish-kunati i tij 15 vjeçar.
Ky i fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjekët kanë bërë me dije se të miturit i është hequr plumbi që kishte në parakrahun e djathtë.
Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.