
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka shpjeguar se përse biznesit të të shoqit i është dashur edhe pjesa e plazhit. Në intervistën e sotme për “Top Story”, Xhaçka tha se statusin si investitor strategjik e kishte që askush të mos i zaptonte hapësirën para hotelit.
“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës. Është e përvitshme si të gjithë subjektet e tjera. Ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrat në plazh,“-tha Xhaçka.
MOMENTI ME VIDEO:
Kuvendi në senacën e djeshme votoi për mandatin e Olta Xhaçkës. Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar. Me 72 vota kundër dhe me 39 vota pro Kuvendi vendosi për mosdërgimin e mandatit të ministres në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë.