Kreu i SPAK Altin Dumani, ka raportuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme vitin e fundit. Dumani tha se gjatë vitit 2023 ka pasur një rritje të pasurive që janë sekuestruar, ndërsa ngriti disa problematika dhe kërkesa në raport me Kuvendin.
“SPAK ka rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023, në Tetor të 2023, ku një nga arsyet e këtij vendimi ishte dhe puna e SPAK. Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë, kemi pasur 3 skuadra të përbashkëta hetimore me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi vendosur kontakte të drejpërdrejta me shumë vende të Amerikës Latine dhe Amerikës Qendrore.
SPAK në 2023 rriti numrin e cështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm. Korrupsioni është një nga shqetësimet më të mëdha në vend, kemi kryer hetime për çështje të nivelit të lartë”, tha ai.
Dumani kërkoi që SPAK të ketë më shumë këshilltarë, ndërsa kërkoi që statusi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të jetë i miratuar me ligj. Nga ana tjetër, Dumani përsëriti deklaratat e tij, për një ulje të referimit të rasteve në Prokurorinë e Posaçme, nga institucionet publike, me përjashtim të policisë së shtetit, që sipas tij, vit pas viti mbeten në shifta të njëjta.
“Shqetësuese për SPAK ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert që të ndihmuar në çështjet e mbartura. Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje.
Mungesa e këshilltarëve ligjor është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem.
Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja”, vijoi Dumani.
Në Këshillin Kombëtar të Integrimit raportoi më herët edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, i cili bëri një bilanc të punës së institucionit që drejton. Çela deklaroi se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.
“Do të fokusohesha tek çështjet e korrupsionit, pavarësisht se lidhet me SPAK, kjo përben një pjesë të rëndësishme të punës sa i takon prokurorive të juridiksionit të përgjithshme.
Gjatë vitit 2023 rezultojnë se janë 32 çështje, të cilat janë dërguar SPAK nga Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Në 6 raste rezultatet vijnë nga zbatimi i medotave speciale të hetimit.
Edhe vetë prokuroritë e juridiksionit të përgjakshëm kanë të dhëna premtuese. Gjatë 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.
Vihet re një trend pozitiv ku një pjesë e çështjeve janë nisur nga prokurorët. Janë 18 çështje të tilla.
Një aspekt tjetër ka qenë ai që lidhet me pastrimin e produkteve të veprës penale. Sot mund të themi se është bërë një progres i madh.
Në 2023 janë regjistruar 156 procedime të reja përsa si përket pastrimi të parave, ndërkohë 16 persona janë dërguar për gjykim dhe 22 janë dënuar për pastrim parash.
Një fokus i është dhënë edhe hetimit financiar që shkon krahas hetimit të veprave të ndryshme penale. Më lejoni tju jap dy raste për të treguar cilësinë. Në një rast kemi sekuestrimin e llogarive bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një cështje të dytë janë sekuestruar 1.3 milionë eurove”, u shpreh prokurori i përgjithshëm.