Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë vendase, për shkak se ka dhunuar dhe lidhur partneren e tij. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte lidhur të dhunuarën me litar në krevat, në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi që të dilte nga shtëpia.
Sipas mediave italiane, shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u hodh nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm. Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e shoqëruan në polici.
Vitin e fundit, shqiptari kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin e kishte lidhur gruan.
Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim, ndërkohë që partnerja e tij është marrë në mbrojtje nga shërbimi social.