
Është mbyllur pa një vendimmarrje të qartë nga socialistët mbledhja e Këshillit të Mandateve, në të cilën u diskutua mbi mandatin e deputetes Olta Xhaccka.
Socialistët thanë se do ti drejtohen seancës së të enjtes, për të pyetur deputetët që të shprehen mbi rastin Xhaccka, por nuk pranuan që të propozohet raporti i opozitës, që konstaton shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit nga deputetja socialiste.
‘I duhen dhe 48 orë kohë që Edi Rama të vendosë nëse do e lëshojnë apo jo Xhaçkën”, u shpreh Gazment Bardhi, duke ironizuar qëndrimin e kundërshtarëve politikë.