Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë, mbrëmjen e të enjtes, ku për pasojë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptar. Klisi dhe Simon Dreshaj nga Rapsha e Hotit janë ndarë nga jeta pas një aksidenti fatal mëngjesin e djeshëm.
Përplasja fatale me tre automjete ndodhi rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.
Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst.
Dy shqiptarët që udhëtonin me Sedanin e bardhë ndërruan jetë, sipas policisë. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.