Ka ndërruar jetë 13 ditë pasi u rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij në Lezhë, 21-vjeçari, Klajvert Çuni. Ai ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë që prej datës 23 Mars, por nuk ka mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Çuni, i cili ishte pjesë e akademisë së futbollit të Shënkollit, kishte marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, të cilat i shkaktuan vdekjen.
Për vdekjen e tij ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë dhe Akademia e Shënkollit.
“Kësaj radhe nuk ja dole te fitoje betejen me te rendesishme o Kapiten. Shume beteja ke fituar duke luftuar ne fushe si një Kapiten i vëtetë, ishe Ai që të donin , Shokët, trajnerët, stafi por dhe të gjithë ato që të njohën nga afër! Ku ti gjejmë ne fjalët e ngushëllimit për të shprehur mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove, jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të desht pranë Vetes. Do na Mungosh shumë Klajvert Çuni. Pushofsh në Paqe Kampion”, thuhet në mesazhin e akademisë së Shënkollit.