Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Enkeleda Cela, studentja nga Shqipëria që studion në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe ishte raportuar si e zhdukur, është gjetur pranë një hoteli.
Ajo është konfirmuar të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ngjarja kishte shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik, por falë përpjekjeve të shërbimeve të rendit, Çela u gjet në orën 18:05.
Autoritetet do të vazhdojnë me intervistimin e saj për të zbuluar rrethanat e zhdukjes.
Çela ishte raportuar e zhdukur në stacionin e policisë në Petrovec një ditë më parë, duke nxitur një kërkim të gjerë.