Gjykata në Spanjë ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN për shqiptarin 30-vjeçar Florian Rama, i akuzuar për vrasje. Ky i fundit u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar, ku përballet me akuzën e vrasjes së 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor 2019 pas një debati në një bar, raportojnë mediat e huaja.
Tre dëshmitarë e kishin identifikuar atë në skicat e fotografive të policisë të një dyzine individësh me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre. Duke jetuar në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, celulari gjithashtu e tregoi atë, atë mëngjes në vendin e ngjarjes.
Marokeni Soufian u godit tre herë me thikë nga shqiptari, njëra prej të cilave rezultoi fatale. Sherri ndodhi brenda një lokali. Autori u largua pas ngjarjes, ndërsa Garda Civile fillimisht arrestoi një tjetër person për krimin e rëndë. Por, pas hetimeve rezultoi se Florian Rama ishte personi që ka qëlluar me thikë mbi marokenin. Pavarësisht veprimeve të autoriteteve, familja e marokenit beson se në vrasja ka gisht edhe një tjetër person. Motra e Soufian tha se nuk beson se krimi i rëndë është banal, por shtoi se ka qenë një krim i mirëorganizuar, pasi marokeni është vrarë, pasi është thirrur “për disa sqarime”.