Mediat e Kosovës raportojnë se arrestohet biznesmeni Ardit Kraja , akuza të rënda ndaj bashkëjetuesit të Ilda Bejlerit
Mediat e Kosovës raportojnë për arrestimin a biznesmenit të njohur shqiptar Ardit Kraja në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës. Krajas është arrestuar pasi në emër të tij kishte dy urdhër arreste me akuzën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Akuza është shumë e rëndë dhe pritet që Kraja të përballet me gjykatën, e cila do të japë masën e sigurisë. Deri atëhere, atij do t’i duhet të qendrojë në paraburgim.
Arrestimi
Urdhër arrestet ndaj Krajës janë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ajo në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pas ndalimit, gjyqtari i rastit ka urdhëruar që biznesmeni shkodran fillimisht të intervistohet nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka urdhëruar që Kraja të ndalohet për 48 orë.
Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.
Bastet
Kraja njihet si bosi i basteve në Shqipëri pasi kur ishin të ligjshme ai ka qenë pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të basteve në vend. Ka raportime në media se Kraja ka ushtruar aktivitetin e basteve edhe pas mbylljes dhe prandaj është shoqëruar në fillim të vitit 2020 nga policia, por që lajmi nuk u lejua të diltë në media në atë kohë.
Ardit Kraja njihet edhe si bashkëjetuesi i Ilda Bejlerit. Çifti ka një vajzë nga lidhja e tyre. Qeveria pritet të rihapë bastet pas zhdukjes së Ervis Martinajt dhe sherri tashmë është se kush do të marrë licencat me personazhe në lojë si Armando Duka, Fidel Ylli, Ardit Kraja dhe “peshkaqenë” të tjerë që u bënë bashkë për të marrë kontrollin e lojërave të fatit. /Gazeta Korrieri