Dy shqiptarë dhe një italian janë marrë në pyetje nga policia ditën e djeshme pasi janë vënë në pranga për trafik kokainë. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Gentian Dabati, 40 vjeç, Indrit Idrizi 41 vjeç dhe Matteo Rodigari 34 vjeç. Të tre të arrestuarit hodhën poshtë akuzat se ishin pjesë e bandës së drogës që përbëhej nga anëtarë shqiptarë të klanit mafioz të Shkodrës dhe i kishte rrënjët në Livigno.
Siç raportojnë mediat italiane, mes 12 të dyshuarve (6 prej të cilëve ndodhen në burg) është edhe një 20 vjeçar pa precedentë penale, sipërmarrës nga Torino.
Babai i tij është me origjinë nga Maroku, ndërsa nëna e tij ka lindur në Shqipëri, në Shkodër, qyteti ku lindi klani mafioz, i cili falë disa njohjeve në vendin e lindjes së nënës, kishte ndërtuar një rrjet të mirë-organizuar të kokainës, raportojnë mediet italiane. I riu, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Brandizzo, po hetohet pasi u kishte shitur një kg drogë 2 shqiptarëve të arrestuar në flagrancë më 3 dhjetor.
20 vjeçari, i cili sipas hetuesve kishte rënë në kontakt me organizatën falë lidhjeve të nënës së tij, u kishte shitur një kilogram kokainë 2 bashkatdhetarëve që ishin larguar nga Torino dhe droga ishte destinuar për klientët e pistës së njohur të skive të Livigno.