Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” se data 15 mars do të caktohet si datë pushimi për administratën shtetërore.
Rama u shpreh se me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u jepet mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi ai në X.