Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajmonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi.
Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.
‘Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë,’ tha Rajonda Nika.
Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, tha se ka një vendim të Starsburgut që thotë se është krim shtëtëror.
‘Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut,’ tha xhaxhai i Aleks Nikës.