
Dy ditë pas vrasjes së boksierit nga Kosova në Gjermani, Besar Nimani janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.
Sipas medias gjermane, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.
“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.
Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati