Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Dje, shqiptari u vra me armë zjarri nga 3 persona, ende të paidentifikuar nga Policia gjermane. Por kjo nuk është hera e parë që ka pasur probleme. Një atentati i ka shpëtuar edhe në vitin 2013, kohë kur ai dhë vëllai u përplasën me një person të tretë, i cili nxorri armën dhe i qëlloi. Identitetin e këtij të fundit, mediat gjermane nuk e kanë bërë me dije. Por shtuan se autori u dënua me 18 muaj burg për shkelje të ligjit për armët, pasi u provua se kishte vepruar në vetëmbrojtje sepse dy vëllezërit e kishin qëlluar me shishe “Coca Cola” në kokë.
BESAR NIMANI NË 2013
Sipas gazetës gjermane “nius.de“, boksieri ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, pasi bëhej fjalë për betejë për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld. Në atë kohë ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare dhe atyre me prejardhje turke. Por, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Gjermanisë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ngjarje e para një dekade.
Gjithashtu 3 vite më parë, i vëllai i viktimës, Berati zbuloi se i vëllai ishte përleshur fizikisht tri vite më parë në një market në Gjermani. Por nuk ishte përplasja e vetme, pasi edhe 6 muaj më parë, shqiptari i Kosovës ishte dënuar me gjobë për lëndim trupor. Në të dyja rastet, Nimani tha në atë kohë se sulmuesit e tij donin t’i zhvatnin paratë.
Kësaj herë, duket se kundërshtarët e tij kanë marrë masa për të eliminuar boksierin, i cili po shkonte në përkujtimoren e një miku të tij, kur 3 persona i prenë rrugën. Besar Nimani u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në qytetin e Biefeldit në Gjermani, ndërsa 2 persona janë ende në arrati, pasi një prej autorëve vendosi që të vetëdorëzohej. Edhe pse Berat Nimani e ka pranuar se boksierin e ndjerë kishin tentuar ta vrisnin disa persona, mohon faktin që mund të jetë ndonjë prej të larpërmendurve, ndërsa Policia gjermane ka kryer disa kontrolle në disa apartamente në Bielefeld për të vendosur në pranga autorët e ngjarjes. Deri më tani nuk kanë pasur rezultat, por megjithatë, sipas Prokurorisë, një operacioni i madh ka nisur dhe ende vijon.