Ngjarja që për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi, ka shërbyer për të zbuluar një çerdhe prostitucioni. 5 vajza me origjinë nga vendet e Amerikës Latine, më konkretisht nga Venezuela, Kolumbia dhe Spanja kishin marrë një shtëpi me qera në qytetin bregdetar dhe vazhdonin të qeta aktivitetin e tyre të ndaluar.
Derisa një ditë, një prej tyre, 23-vjeçarja Darjana Linares u hodh nga kati i dytë. Pas një sherri me “klientin” e saj, 39-vjeçarin Ismet Zoto, e reja u hodh por për fat të mirë shhpëtoi prej tendave të lokalit poshtë shtëpisë.
Ngjarja, zbuloi edhe shoqet e saj, të cilat edhe pse tentuan që të largoheshin nga banesa, arritën që të kapen nga Policia.
Ndaj tyre ka nisur një procedim penal. Hetimi ndaj tyre pritet që të zbulojë më shumë detaje lidhur me mënyrën sesi kishin ardhur në Shqipëri nga kontinenti i largët për të ushtruar këtu një profesion të paligjshëm.
Ka shumë pyetje që duan përgjigje, ndër të cilat më e rëndësishmja është: Për kë punonin? është rregull që një grup vajzash që ushtrojnë një profesion të tillë të kërkojnë një (ose më shumë) person që u ofron mbrojtje, dhe/ose, iu gjen klientët. Tek e fundit, asnjëra nuk njeh askënd në Shqipëri. Mirëpo në këtë pikë, Policia ka “çaluar” duke marrë nën hetim vetëm vajzat.
Por zbulimi i kësaj ‘strehëze’ prostitucioni ka zbuluar një trend që është gjithnjë e më në rritje. Ka muaj që në Tiranë dhe Durrës janë përhapur njoftime për vajza të huaja që punojnë si eskorta në Shqipëri.
Në faqen “Eurogirlsescort” qarkullojnë me qindra mijëra foto të vajzave të huaja që punojnë si eskorta në vendin tonë. nga vijnë? Nga kudo: Ukraina, Rusia, Ekuadori, Turqia, pra nga kudo.
Për të provuar se profilet janë reale, Korrieri ka mundur që të shquajë edhe foto të kapura nga disa ambiente të njohura të kryeqytetit, siç është edhe rasti i mëposhtëm.
VAJZA NË TIRANË
Secila vajzë ka një skedë personale ku tregon moshën, origjinën, etnitetin, “shërbimet” që kryen, por edhe pagesat. Për gjysmë orë, kërkojnë 150 euro, çmim që sigurisht që varet nga kërkesat shtesë që mund të ketë klienti.
Krahas të dhënave personale, kanë edhe “përshtypjet” e klientëve, të cilët kanë lirinë që të votojnë për shërbimin që kanë marrë.
Disa janë të zhgënjyer, disa jo. Shumë prej tyre tregojnë për kohën e mirë që kanë kaluar dhe sesi disa nga vajzat janë kthyer në “ambasadore” të Shqipërisë, por ka edhe raste që denoncojnë se fotot janë të vjedhura nga rrjetet sociale.
Madje një prej tyre tregon edhe skemën sesi vajzat që punojnë 50% të shumës ua japin personave që i ndihmojnë në ‘punë’.
KOMENTET:
1. S’është vajza në foto! Erë e keqe dhe jo e bukur është më e pakta që mund të them. Ajo është topolake dhe natyrale. Ajo kryen gjithçka që është dakord. Miqësore dhe hokatare!
2. Nuk e dija se çfarë të prisja në fillim, por kur ajo u shfaq dhe gjithçka ishte kaq e vërtetë, pothuajse sikur ta njihja. Ajo lehtësoi atmosferën dhe më bëri të ndihem si në shtëpinë time. Në fillim nuk mund të them se ajo nuk ishte britanike. Kur të kthehem sërish në Shqipëri do e takoj prapë.
3. FOTO FAKE!!! Ky profil po përdor fotot e një vajze tjetër pa lejen e saj. Ky profil është krijuar nga një agjenci që përdor foto të vjedhura të vajzave të tjera, mos i besoni kësaj agjencie. Vajza e vërtetë në foto ka Instagram dhe po e raporton këtë profil për përdorimin e fotove të saj pa leje. Vajza që zotëron këto foto punon në mënyrë të pavarur dhe aktualisht ndodhet në Norvegji. Instagrami i saj është borgementha Kujdes me këtë agjenci, ata vjedhin foto të disa vajzave në internet për t’i përdorur për të fituar para. 50 nga paratë ua marrin vajzave që punojnë me ta.
4. Kjo që shihni në foto është. Ajo më përshëndeti me një fustan të zi seksi në banesën e saj. Ajo është shumë e orientuar për të kënaqur një burrë. Ajo ka një personalitet shumë të këndshëm dhe të ëmbël. Mezi pres ta shoh përsëri.
Por kjo nuk është hera e parë që ky fenomen është zbuluar për publikun. Në 4 tetor të vitit 2022, 6 vajza të huaja u kapën nga Policia pasi ushtronin prostitucion. Sipas dosjes hetimore, ato paguheshin nga 200 deri në 1.000 euro. Por edhe në këtë rast, hetuesit nuk ishin të qartë për personin që fshihej pas skemës së shfrytëzimit të 6 vajzave, të cilat ishin të moshave nga 20 deri në 30 vjeç. Akuzat i mori përsipër Beisi Yusmar Rojas Ruiz, 30 vjeçe, me origjinë nga Kolumbia, e cila pohoi se shfrytëzonte për prostitucion 6 vajzat e tjera, të cilat kishin ardhur në Shqipëri nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia. Por të 7 ia hodhën me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Më 24 maj 2022, finalja e Conference League, përveç futbollistëve dhe të apasionuarëve pas sportit, edhe një valë eskortash të huaja për të kënaqur miqtë. “Piranjat” zhvilluan një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, e cila vinte nga Venezuela. Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se për një “takim” paguhej 300 euro. Në Shqipëri kishte ardhur për para të shpejta, pasi sapo të merrte atë që donte do të kthehej në vendlindje për të investuar në një fermë.
Gati një vit më vonë, më 26 maj të vitit që lamë pas u zbulua se vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste, marrin apartamente me qira dhe ushtrojnë prostitucionin. Kësaj here skema nuk u zbulua as nga Policia dhe as nga ndonjë mision investigativ, por nga disa të mitur. 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë, të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë. Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin. Njëra prej tyre bëri “gabimin” që i denoncoi, duke përfunduar vetë, bashkë me shoqet para Policisë.
Rasti i fundit, ai në Durrës, ishte dhe më i frikshmi, pasi mund t’i kishte kushtuar jetën të resë.