
Dy vajza të reja, janë denocuar të zhdukura nga prindërit e tyre dje.
Rasti i parë ka ndodhur në Tiranë, ku një 20-vjeçare është larguar nga banesa, dhe familjarët e saj kanë humbur kontaktet me të.
Ka qënë babai i saj që ka denoncuar në polici.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe.”, njofton policia.
Sakaq rasti tjetër ka ndodhur në Shkodër, ku është larguar nga banesa një 17 vjeçare. Ka qënë nëna e kësaj të fundit që ka bërë denoncimin në polici.