Personi që shihni në foto është Evrin Shahini, shqiptari në top “listën” e të shumëkërkuarve nga autoritetet shqiptare që është kapur në Korenë e Jugut dhe shumë shpejt do të rikthehet në vendlindje për të vuajtur dënimin me burg të përjetshëm.
FactCheck ka publikuar foton e Shahinit që jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar e dokumente të falsifikuara. Në Seul ai kishte nisur një jetë të re e po ashtu kishte dhe një bashkëshorte nga Koreja.