
Të tjera momente janë publikuar nga sherri i bujshëm që ‘tronditi’ pallatin mbretëror shqiptar, ku Elia Zaharia dhe babai i saj u përfshinë në konflikt fizik me Princ Lekën.
Ky është momenti kur babai i Elia Zaharias zbret me një statujë druri nga shkallët, teksa aktorja debaton dhe konfrontohet fizikisht me Princ Lekën.

Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë?
Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.
Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im
Princi Leka: Mos më prek!
Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.
Princi Leka: Au!
Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.