Liam Osmani ‘Mandiaro’, banori më i ri i Big Brother VIP, i cili u fut në lojë mbrëmjen e së shtunës (2 mars) u arrestua nga policia brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
44-vjeçari, i cili edhe disa vite më parë ka qenë konkurrent në të njëjtin format, ka qenë person me precedent penal, pasi akuzohej për mashtrim.
Ky arrestim solli një reagim të madh nga opinion public dhe mediat për dyshime se u bë një spektakël nga ana e policisë së shtetit.
Liami nuk është banori i parë që flitet për problemet me drejtësinë, VoxNews po rëndit disa nga VIP-at që janë ose ishin pjesë e Big Brother.
Luiz Ejlli akuzohet se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.
Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj,akuzoheshin për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur në Vlorë në 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin adoleshentë.
Bledi Mane: gazetari i njohur është dënuar me burg për pashaportë false, ngjarje të cilën e ka pohuar dhe në Big Brother VIP Albania.
- Bledi Mane e akuzoi se kishte bërë burg, familjarët e Qetsorit nxjerrin proKlodian Duro i dënuar me 6 muaj burg pasi akuzohej për “dhunë në familje” dhe “përndjekje”. Në Big Brother, ish-futbollisti, Klodian Duro teksa po hanin darkën tha se duhet të kenë kujdes nga ai, se kur ka rrahur gruan, s’do tja dijë për të tjerët.
Si pasojë e këtij incidenti, Klodian Duro u largua menjëherë nga shtëpia dhe ndërpreu pjesëmarrjen e tij në këtë sezon.
Kejvina Kthella, modelja e njohur ishte ende në Big Brother VIP kur SPAK kërkoi nga GJKKO që ti konfiskohej makina ‘Audi A8’.
Kjo për shkak të ish-të dashurit të saj Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Çfarë ndodhi me Liamin?
Liam Osmani, 44 vjeç rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që prej vitit 2022.
Ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.