Ditën e sotme është zbardhur dosja sa iu përket hetimeve ndaj Nikolla Hafëzllarit, Blerand Kozicit, Nikolla Jeskut, Dritan Tabakut, Artiana Kozicit, aktualisht nën “arrest me burg” për masën e sigurisë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga tabulatet telefonike, Kodra shihet teksa bisedon me Hafësllarin mesditën e 5 janarit 2023 duke i thënë këtij të fundit se i ka dërguar një porosi me Nikolla Jeskun, i njohur me pseudonimin “Dashi”, dhuratë për vitin e ri.
Pjesë nga përgjimet:
Kodra: Hë mo Imi, ça po bën?
Hafesllari: …mirëmëngjes….mirë…si tt?
Kodra:…faleminderit…nga je ti kshu??
Hafësllari: Çar bën ti? Si ke qenë??….
Kodra: Rrofsh, gëzuar, ore dëgjo pak, të kam dërguar një porosi me Dashin unë ty!
Kodra: Të dërgova një porosi me Dashin, një dhuratë për vit të ri, merre po ashtu…takoje dhe merrja!
Hafësllari: Ahhh po prandaj dee ay vllai i Dashit më tha kshu, kshu…po e kërkon avokati tha atë…
Kodra: E po avokati tha është, po unë nuk ëëë, unë (nuk kuptohet)…një dhuratë për vitin e ri, takoje Dashin dhe merrja, ç’më bën kot…..
Hafësllari: …mirë, mirë….mirë në rregull…unë thashë se doli ndonjë datë me…të gjyqit…
Kodra: Nesër do ta bëj tashi gati…gjyqin ai…po të shikojmë çar ore e ka?!
Hafësllari: Ahhh nesër e ka??
Kodra: Po me shumë mundësi….
Hafësllari: …ehë, hëë….
Kodra:..nesër është! Po mundohemi që të jetë nesër gjyqi!
Hafësllari: Mirë hajd, hajd…
Hafësllari: Të vi unë nesër andej??
Kodra: Po taniiii…..do flasim….
Hafësllari: …do vi me patjetër!
Kodra: Ti do vish patjetër, po për gjyqin, po tani shikoje po të pëlqevi kjo dhurata e më thuaj… (nuk kuptohet)…Dashi…
Hafësllari: …po, po, pooo…
Në po të njëjtën ditë, ora 12.39, menjëherë pasi ka përfunduar biseda telefonike, Hafesllari ka zhvilluar një tjetër bisedë me një numër që rezulton se i përket kabinës telefonike pranë IEVP Drenovë. Në anën tjetër të telefonit është Blerand Kozicit.
Hafesllari: tashi fola një çikë me avokatin, ka rrezik nesër mos….(nuk është realizuar kjo bisedë telefonike: kuptohet)
Kozici nga burgu: Ne vajtëm sot, ça nesër…s’ta tha ai?
Hafësllari: Jooo, jo mo tashti fola me sekretaren!
Kozici nga burgu: E dee sekretarja…leshi..s’erdhi ai, s’u paraqit fare..
Kozici nga burgu: Ehh, na vuri avokat ëhëë gjykata tani.
Hafësllari: Po tani si i vajte? Avokat e do…do…
Kozici nga burgu: Po emo vunë ato tha, se ai i kishte thënë të hënën andej mua paraqitem, nuk mundem…e ke parasysh? Kjo e apelit një ditë afat paska, nuk lejohet tha, do t’ju veme Ineve avokat tha, nqs s’lejohet tha është në rregull ju e dini. Edhe nejse na vunë ata një
Hafësllari: Tashi mo fola unë do mundohem ta bëjmë tha nesër…
Kozici nga burgu: Po ç’do mundohemi ta bëjmë thoji moj të qifja robtë….
Hafësllari: Prit, prit se ka dërguar një gjë ajo tashti dee !!
Kozici nga burgu: Ahh ehh mirë…
Hafësllari: Ja të shikojmë tashti çar…prandaj s’ashu ay…
Hafësllari: …e ke parasysh tashti? Ja ta lexoj se ka dërguar…… hajde. Po ashtu pastaj mbasdite.
Nga bisedat e mësipërme konstatohet se avokatja Dajana Kodra, duke qenë në dijeni se avokati i zgjedhur, Arben Lena nuk është paraqitur në seancë gjyqësore, ka kontaktuar me shtetasin Nikolla Hafësllari, duke i dërguar këtij të fundit një “porosi” nëpërmjet shtetasit “Dashi”, i cili rezulton se është shtetasi Nikolla “Dashi” Jesku. Dyshohet se “porosia” qenë pikërisht shuma që avokatja ka kërkuar me qëllim zbutjen e masës së sigurimit për Blerand Kozici.
Kështu, Hafesllari i ka lënë një mesazh që ka këtë përmbajtje: Imi jam. Në përgjigje, Dashi e pyet: Ku je tani, unë tek axhensia jam.
14 minuta më vonë, Hafesllari telefonon Dritan Tabakun, në të cilën ky i fundit interesohet nëse kanë folur me avokaten për gjyqin. Hafesllari i përgjigjet se gjyqi ishte shtyrë sepse s’ishte paraqitur avokati.
Tabaku: Vajtët… avokatja de?
Hafesllari: …po fola mo, ka kaluar kshu se mori Bataku…
Hafësllari: Ka marrë shtyrje për nesër më duket.
Hafësllari: …ka qenë mo, në gjyq ka qenë sot…
Hafesllari: Tashi mori! S’ishte paraqitur avokati, vari leshtë
Hafësllari: Hajd, hajd, mirë flasim nga afër…/Tch