
Loren Hyseni, është shqiptari që ka rënë në prangat e Policisë në Bolivi, pasi dyshohet se është kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi. Ai u arrestua gjatë një aksioni të gjërë të policisë për kapjen e autorëve që fshihen pas vrasjes së fundit të regjistruar në San Ignacio.
Gjatë operacionit ka pasur një shkëmbim zjarri mes të kërkuarëve të policisë dhe kësaj të fundit. Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguaian dhe një bolivian.Po ashtu janë arrestuar dhe pesë gra të akuzuara si bashkëpunëtore.
Sipas autoriteteve, Hyseni kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut. Autoritetet dyshojnë se shqiptari në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, fshihen pas dy vrasjeve të ndodhura së fundmi.