Moderatorja Bora Zemani guxoi me pamjen e saj, pasi sot vendosi të lyejë flokët në ngjyrë të kuqe.
Menjëherë pas ndryshimit, Bora publikoi foton në rrjetet sociale dhe menjëherë në postimin e bërë në “Instagram” janë bërë qindra komplimente.
“Çfarë ylli”, shkruan Olta Gixhari. “Kjo ngjyra e flokëve qenka UAU”, thotë Ronaldo Sharka. “Hajd yll hajde”, komplimenton Ardit Çuni. “Ti s’je normale me këtë bukuri”, komenton një fanse. “S’mund të ëmbëlsoheshe më shumë se kaq”, thotë një tjetër.
Mesa duket, shumica mendojnë se kjo ngjyrë e kuqërremtë i shkon moderatores, që prej një kohe të gjatë nuk kishte eksperimentuar, duke i mbajtur flokët brune.