
Chelsea ka ulur çmimin e Armando Brojës, në përpjekje për ta shitur në një nga klubet e tjera të Premier League.
Për sulmuesin shqiptar, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpool, klubi londinez kërkonte 50 milionë sterlina, por, sipas “The Sun”, mund të pranojë edhe një ofertë prej 40 milionësh.
Kjo ulje çmimi prej 20% tregon se Chelsea kërkon me ngulm që ta shesë Brojën në 36 orët e ardhshme.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se Fulhemi po pret Çelsin nëse do të pranojë huazimin me opsion blerje të futbollistit ose nëse ai do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.