Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga Florida ku një i ri shqiptar vrau ish-gruan e tij dhe më pas u arratis me vajzën e tij 9-vjeçare.
Autori i krimit është Renato Muhaj ndërsa viktima Suela Saliaj, e cila punonte prej disa vitesh në bankë.
Suela u gjet e vdekur në banesë nga policia ndërkohë 34-vjeçari rrëmbeu vajzën e cila u shpëtua disa orë më vonë.
E ndjera jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Prej shumë vitesh ajo kishte eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.
Motivet e këtij krimi të rëndë nuk dihen ende.