Një 30-vjeçare shqiptare, e martuar gjithashtu me një burrë shqiptar tashmë është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur në vrasje ne Bledar Dedjas që u gjet i pajetë në pyll dhe me pantallonat e ulura.
Numri i gruas në fjalë është gjetur në celularin e Dedjas, me të cilin ajo ishte njohur përmes një aplikacioni dhe kishte nisur një lidhje jashtëmartesore.
Aktualisht nuk ka ende një autor për ngjarjen e rëndë, por hetuesit janë të bindur se bëhet fjalë për një krim pasioni. 30-vjeçarja nuk është gruaja e vetme që Dedja frekuentonte.
Ai ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online, që i finalizonte me takime dhe ka pasur pasur njohje me disa gra të tjera.
Për të dalë në përfundimin nëse ka qenë një prej këtyre takimeve që e ka futur në kurth shqiptarin pritet përgjigja e analizës që vërteton nëse ai ka kryer marrëdhënie seksuale para se të vritej.