sident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bathore, Kamëz.
Një 23 vjeçar me inicialet E.M., ka përplasur me automjetin e tij një 35-vjeçare, N.Z., e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.