Marco Camacho është koka i grupit kriminal “PCC’- i dënuar me 343 vite burg, por edhe pse pas hekurave të qelisë vazhdon dhe udhëheq perandorinë e drogës që la jashtë. Edhe pse kjo “fushë’ bie ndesh me pasionin e tij për të lexuar filozofi. Camacho, 55 vjeç, është quajtur “playboy” nga anëtarët e tjerë të bandës së tij, pasi ai organizoi grupin kriminal më të fuqishëm dhe të pamëshirshëm të Amerikës së Jugut – PCC – grup që mbahet përgjegjës për përmbytjen e Europës me drogë. Camacho ka vuajtur vetëm 28 vjet nga dënimi i tij masiv me burg deri më tani dhe i ka kaluar 5 vitet e fundit brenda një qelie të sigurisë së lartë. Sipas raportimeve, kohën e burg e kalon duke lexuar libra, madje shquhet si i ‘fiksuar’ pas letërsisë klasike franceze dhe italiane nga Volteri te Dante.
Pavarësisht nga jeta e tij e qetë dhe e zakonshme brenda mureve të burgut, Camacho ka mbajtur rolin e tij të frikshëm si lideri i kartelit duke kontrolluar me precizion të pashoq 100.000 anëtarët e bandës që ndodhen të shpërndarë në mbarë botën. Edhe pse ai vetë është brenda, grupi i tij rritet dhe fiton influencë ne vende të tjera. Karteli i tij ndërkombëtar i trafikut të drogës përbëhet nga 40,000 anëtarë të “pagëzuar”, të njohur si “vëllezër”, dhe 60,000 “kontraktorë” të tjerë, të cilët përdoren për të përballuar çdo kërkesë të Camacho-s.
Camacho mori drejtimin e PCC (Primeiro Comando da Capital ose ndryshe Komanda e Parë e Kryeqytetit) kur ishte në burg pasi urdhëroi vrasjet e dy rivalëve të tij kryesorë në 2002. Pavarësisht dënimit të tij tashmë të rëndë, burri akuzohet gjithashtu për vrasjen e një gjyqtari. Atij i lejohen ende kontakte të shpeshta me botën e jashtme, duke përfshirë vizitat javore me familjen dhe avokatët. Kjo pasi gardianët nuk e shqetësojnë. Madje njëherë i tha njërit prej tyre: Je ti ai që ke frikë se do të vdesësh, jo unë. Ti nga këtu në burg nuk hyn dot në qeli që të më vrasës, kurse unë mund të jap urdhër që të të heqin qafe.
Banda e nisi aktivitetin duke u hequr si një grup i të drejtave të të burgosurve, por nga ajo kohë PCC u kthye në një grup kriminal tepër të fuqishëm që mendohet se kontrollon dhjetëra miliona njerëz. Shtrirja e tyre e ligë shtrihet në të gjithë Amerikën Latine dhe përtej Atlantikut deri në Itali dhe Shqipëri, si dhe Nigeri.
Ata gjithashtu besohet se janë përgjegjëit e vetëm për futjen e kokainës në Evropë nga Brazili.
Laurent Laniel i Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë ndaj Drogës me bazë në Lisbonë tha: Është gjithmonë e vështirë të dihet se kush merret dhe me sa përqindje, por anëtarët e PCC janë lojtarë të rëndësishëm, ata kanë një prani në rritje në Evropë.
Si rezultat i mentalitetit të bandave, më shumë kokainë ka filluar të hyjë në Evropë se kurrë më parë me portin belg të Antëerp-it që ka kapur 116 tonë vetëm vitin e kaluar. Një rritje rekord dhe shqetësuese me 18 për qind më shumë se në vitin 2022. Tregu i drogës përtej Atlantikut mendohet se vlerësohet në rreth 10 miliardë paund.
Një prokuror i shtetit brazilian, Lincoln Gakiya, është përballur me vite të tëra vuajtjesh nga PCC dhe vazhdimisht ka frikë për jetën e tij. Ai ndjen se “nuk mund të shkojë askund në Amerikën Latine”, sidomos tani që kanë ndodhur një varg vrasjes të kolegëve të tij në të gjithë Brazilin dhe vendet fqinje. I fundit që vdiq ishte Cesar Suarez, një prokuror ekuadorian, i cili u qëllua për vdekje në makinën e tij.
Policët kanë dyshuar se PCC është e përfshirë në këto vrasje, por autoritetet ende nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë asgjë detaj të ri për të vërtetuar dyshime e tyre. PCC nuk janë si bandat kriminale të së kaluarës si ato të drejtuara nga Pablo Escobar ose Joaquin “El Chapo” Guzman. Ata nuk i vlerësojnë paratë dhe makinat si prioritet, përkundrazi e bëjnë jetën si murgj.
Fitimet nga droga i përdorin për të rregulluar transportin publik, për të ndërtuar apo blerë banesa pranë burgjeve, për të afruar familjarët me shokët që vuajnë dënimet, e të tjera si këto. Grupin e tyre e kanë të organizuar në bazë të disa rregullave duke krijuar një sistem personal të drejtësisë.