Bledar Dedja, 39-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë në pyll, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale përpara se të masakrohej me thikë. Dyshimet janë ngritur pas faktit se Dedja është gjetur i pajetë, gjysmë i zhveshur me pantallona të ulura. Nuk përjashtohet mundësia që burri të ketë pasur lidhje jashtëmartesore, por mbetet për t’u verifikuar nëse ka kryer apo jo marrëdhënie seksuale para vdekjes.
Trupi ishte hedhur në një shkurre, ndërsa 100 metra larg ndodhej makina e tij. Një nga pistat që po hetohet është ai i një përplasjeje me personin që mund t’i ketë lënë takim në këtë zonë pyjore, që ka përfunduar me marrjen e jetës së shqiptarit, por nuk përjashtohet as larja e hesapeve. Dedja ishte shpërngulur në Itali 20 vjet më parë. Ai është martuar dhe është baba i dy fëmijëve, por u zhduk pa gjurmë që prej pasdites së së shtunës.
Familjarët janë të shokuar nga vrasja dhe i kërkojnë autoriteve italiane drejtësi. Ata e përshkruajnë Bledar Dedjan si një punëtor dhe një familjar të mirë. Dedja kishte precedent penalë, por nga çfarë shkruajnë mediat italiane, jo për ngjarje madhore.