
Rënie masive dherash ka në aksin Librazhd-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në zonën e “Kthesave të Murrashit ” në një gjatësi prej 15 m i mbuluar nga inerte, mëngjesin e sotëm.
Po punohet për hapjen e shpejtë të aksit rrugor të bllokuar.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme nga rrëshqitjet nga shpati i kodrës së Murrashit.