Në botën shpesh të trazuar të showbiz-it, ku konkurrenca, rivaliteti dhe krahasimet janë të shumta, shfaqet një shembull i modestisë dhe unitetit. Jori Delli së fundmi e gjeti veten në qendër të rrjeteve sociale mes spekulimeve mediatike se banorja e re e “Big Brother VIP”, Heidi Baci, i kishte kopjuar veshjen. Në vend që t’i nënshtrohej negativitetit, Jori u përgjigj duke shfaqur një mbështetje të jashtëzakonshme për Heidin dhe duke bërë po ashtu rolin e një ‘avokateje’ të fuqishme si për vajzat ashtu edhe për veten.
Heidi u akuzua nga disa media e komentues se kishte kopjuar në natën e parë të reality-showt një fustani të veshur më parë nga Jori, në premierën e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’. Në vend që të lejonte që kjo narrativë të përshkallëzohej, Jori zgjodhi një rrugë më pak të përshkuar në botën e të famshmëve – atë të mbështetjes, modestisë dhe fuqizimit.
Jori iu drejtua platformave të saj të mediave sociale për të mbrojtur Heidin, duke shkruar: “Pse të gjithë më shkruani se më kopjoi? Nuk e kam shpikur unë këtë fustanin. Vishuni si të doni e mos e vrisni (mendjen) fare. Gjithsesi më pëlqen shumë Heidi dhe si i rri fustani.”