50-vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke.
Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e Fatmir Tarellarit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje duke e përqafuar atë.
Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje.
Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.