
Oborri Mbretëror në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht për herë të parë për ndarjen e Princit Leka nga Elia Zaharia.
Përmes një komunikate për shtyp, Oborri Mbretëror thotë se martesa e tyre e humbi funksionin dhe si rrjedhojë ata vendosën t’i japin fund.
Më tej në reagim thuhet se Princi Leka “beson te instituti i familjes” dhe se tashmë energjitë e tij do të përkushtohen në edukimin e vajzës së tyre, Princeshës Geraldinë.
Kujtojmë se ashtu siç edhe është përfolur në media, shkak për ndarjen mes Princit Leka dhe Elia Zaharias u bë fotografja Blerta Celibashi.

