
Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme brenda një banese të braktisur në qytetin e Korçës.
Sipas dyshimeve paraprake besohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Mësohet se ai jetonte i vetëm ndërsa sipas policisë ishte një konsumues i pijeve alkoolike.
Sakaq, turpi i pajetë i tij u transportua drejt morgut ndërsa policia po vijon me procedurat.