Në lidhje me vetëvrasjen e Bedrie Lokës janë bërë publike disa biseda midis Xhemal Lokës dhe vajzës së tij 22-vjeçare.
Xhemal Loka për momentin ndodhet në burg pasi akuzohet si i dyshuari kryesor i cili çoi gruan e tij 41-vjeçe drejt vetëvrasjes.
Në këto komunikimet në WhatsApp, që janë publikuar në emisionin “Uniko”, Xhemal Loka i shprehte të bijës nervozizmin që kishte ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, e cila nuk i bindej urdhrave të tij që të mos shkonte të takonte nënën e saj dhe familjarë të tjerë.
Në bisedat mes tyre evidentohet qartësisht fakti se mes Bedrie Lokës dhe Xhemal Lokës kishte probleme si çift.
Ndërsa vajza e tyre përmend edhe faktin që nëna, Bedria dhunohej nga bashkëshorti, dhe i thotë babait se këtë gjë nuk do t’ja lejojnë ajo dhe vëllezërit e tjerë.
Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.
Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.
Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.
Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.
Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.
Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.
Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo tëpadrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.
Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.
Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.
Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.
Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.
Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.
Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.