Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka publikuar pamje nga mbledhja informale e qeverisë që qeveria po mban në Shëngjin.
Në postim Rama bën të ditur edhe qëllimet e kësaj mbledhjeje, ku trajtohen prioritet e këtij viti në parlament, qeveri dhe parti.
Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”- shkruan Rama.
Rama ka kërkuar që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai ka caktuar disa pika paraprake mbi të cilat ka kërkuar që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëve në mbledhje.
Diskutimi është fokusuar në këto pika:
-Seancat plenare të zhvilluara në vitin që lamë pas
-Sa interpelanca dhe mocione me debat janë zhvilluar
-Sa projektligje janë depozituar ne Kuvend
-Prezenca e deputeteve në seanca plenare, në mbledhje grupi e komisione
-Takimet e ministrave me deputetet
-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për buxhetin dhe paketën fiskale
-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar
-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale
-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës
-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve për shembull