Një nga spikeret e CNN, Sara Schinder, së fundmi mes lotësh ka rrëfyer se është e diagnostikuar me kancer në gji. Sara nisi me një kërkesë duke u thënë shikuesve të mendonin për 8 gra që i duan në jetën e tyre.
“Numëroni këto gra me gishta. Statistikisht, njëri prej tyre ka ose do të sëmuret nga kanceri i gjirit. Unë nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. Asnjë person në familjen time nuk ka pasur kancer gjiri. E megjithatë ja ku jam, me kancer në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë.
Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha dhe më ngjyrë ju lutem bëni mamografi çdo vit”, tha gazetarja me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej.
“Kjo që më ndodhi është diçka që nuk mund ta parashikoja kurrë. Po mësoj se pa marrë parasysh se çfarë ferri përjetojmë në jetë, unë jam ende çmendurisht e dashuruar me këtë jetë. Jam më e lumtur sepse nuk stresohem më për gjërat e vogla, budallaqe që më mërzitnin. Dhe tani çdo ditë që marr një frymë, jam e lumtur që jam akoma gjallë me ju, kolegët e mi, familjen time dhe mund të qeshim, të qajmë dhe të shpresojmë. Dhe kjo miqtë e mi, mjafton”, tha ajo mes lotësh.
Sidner zbuloi se ajo do të shijojë çdo gjë, bukurinë dhe gëzimin në jetë, sepse jeta është shumë e shkurtër. “Unë po jetoj dhe po dua të jetoj, sepse e di që jeta mund të jetë e shkurtër. Unë nuk e di se si do të përfundojë kjo, por ne kemi aftësinë të shijojmë çdo moment, për sa kohë që marrim frymë”, përfundoi Sinder.