Në zonën e stacionit të trenit, Vlorë, pak pas ekzekutimit me snajper të 22-vjeçarit Gëzim Sinomatit, është gjetur një automjet duke u djegur, i cili i cili mendohet se është përdor nga autori apo autorët e përfshirë në këtë vrasje mafioze.
Dyshimet e policisë janë se autori është vetëm 1 person por mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për tu arratisur, pas vrasjes së të riut dritat në lagjen “Hajro Cakërri” ku dhe banonte viktima janë shkëputur për afërisht 5 minuta, duke lënë gjithçka në errësirë.
Autori fillimisht u mendua se mund të ketë përfituar dhe është larguar nga vendngjarja në këmbë, ndërsa pak më pas është gjetur mjeti i djegur dhe asnjë gjurmë e vrasësit.
Gëzim Sinomati, 22-vjeç u ekzekutua natën e mbrëmshme me snajper, teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij, me plumbin që e goditi direkt në kokë. Ndërkohë që deri më tani 10 persona janë shoqëruar nga policia, në tentativë të identifikojnë autorin.
Ai është djali i Sokol Sinomatit, që njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai” në Vlorë.
Në qytetin e Vlorës në 1997 filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Grupi i në lagjen “Çentrale”, grupi i Zani Caushit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”.
Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.
Sokol Sinomati është akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale, teksa dy vite më parë i vunë tritol makinës së vëllait të tij, Bernard Sinomati.